Rruga që të çon drejt Rezervuarit të Shtodrit në Myselim, ndodhet në gjendje të rënduar. Ata thonë se sa herë ka reshje shiu, rruga mbulohet nga uji, duke e bërë të vështirë lëvizjen për këmbësorët dhe automjetet. Banorët shprehen të shqetësuar për situatën, duke theksuar se bëhet fjalë për një zonë turistike dhe se paguajnë rregullisht taksat vendore.

Përveç rrugës, ata vënë në dukje se zona ka edhe probleme edhe me energji elektrike. Një tjetër shqetësim janë mbeturinat që hidhen në zonë për shkak të mungesës së kontinierëve.

Banorët i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse për ndërhyrje urgjente, duke theksuar se përmirësimi i infrastrukturës është i domosdoshëm ndërsa kërkojnë të merren masa për menaxhimin e mbetjeve në këtë zonë.

Artikulli paraprakMBAHEN ZGJEDHJET PËR KRYETAR TË PD LEZHË
Artikulli tjetërBESËLIDHJA VIJON KRYESIMIN PAS FITORES NDAJ ERZENIT