Dita e sotme ka pasur një skenë të paprecedentë politike, teksa dhuna e rrugës e opozitës është zhvendosur edhe në zyrat e Kuvendit dhe konkretisht tek salla ku mbahen mbledhjet e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Një nga episodet ishte edhe sulmi fizik i deputetit demokrat Xhelal Mziu, anëtar i komisionit, ndaj koleges Milva Ekonomi, të PS. Ligjvënësja socialiste ka reaguar sot me një postim në rrjetin social Facebook, pasi është shtyrë nga Mziu, duke e cilësuar aktin si “degradim të deputetëve të opozitës dhe të papranueshëm”. Ekonomi i bën thirrje kolegëve të PD që t’i kthehet arsyes dhe t’i japë fund kësaj formë të bërit opozitë.

Postimi i Milva Ekonomit:

“E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës. Agjenda e dhunës që po përpiqen ta imponojnë edhe në Kuvendin e Shqipërisë po kalon çdo kufi. Kjo sjellje e papranueshme, që po tejkalon në dhunë e kërcënim fizik po bëhet çdo ditë e më tepër shqetësuese. Personalisht, ndjej detyrim të reagoj jo vetëm pse isha pjesë e kësaj situate konfrontuese, por edhe si deputete që ka zgjedhur të ushtrojë mandatin e deputetes konform rregullave dhe obligimit që kemi ndaj zgjedhësve tanë. Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer arsyes dhe normalitetit, dhe shpresoj që deputetët e opozitës të kuptojnë që kjo formë e të bërit opozitë duhet të marrë fund njëherë e mirë në Shqipëri, ku problemet individuale tentohen të kthehen në kriza institucionale që pengojnë Shqipërinë në aspiratat intergruese në Bashkimin Europian”, shkruan Milva Ekonomi.

Dita e sotme ka pasur një skenë të paprecedentë politike, teksa dhuna e rrugës e opozitës është zhvendosur edhe në zyrat e Kuvendit dhe konkretisht tek salla ku mbahen mbledhjet e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.

Një nga episodet ishte edhe sulmi fizik i deputetit demokrat Xhelal Mziu, anëtar i komisionit, ndaj koleges Milva Ekonomi, të PS.

Ligjvënësja socialiste ka reaguar sot me një postim në rrjetin social Facebook, pasi është shtyrë nga Mziu, duke e cilësuar aktin si “degradim të deputetëve të opozitës dhe të papranueshëm”.

Ekonomi i bën thirrje kolegëve të PD që t’i kthehet arsyes dhe t’i japë fund kësaj formë të bërit opozitë.

Postimi i Milva Ekonomit:

“E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës. Agjenda e dhunës që po përpiqen ta imponojnë edhe në Kuvendin e Shqipërisë po kalon çdo kufi. Kjo sjellje e papranueshme, që po tejkalon në dhunë e kërcënim fizik po bëhet çdo ditë e më tepër shqetësuese. Personalisht, ndjej detyrim të reagoj jo vetëm pse isha pjesë e kësaj situate konfrontuese, por edhe si deputete që ka zgjedhur të ushtrojë mandatin e deputetes konform rregullave dhe obligimit që kemi ndaj zgjedhësve tanë. Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer arsyes dhe normalitetit, dhe shpresoj që deputetët e opozitës të kuptojnë që kjo formë e të bërit opozitë duhet të marrë fund njëherë e mirë në Shqipëri, ku problemet individuale tentohen të kthehen në kriza institucionale që pengojnë Shqipërinë në aspiratat intergruese në Bashkimin Europian”, shkruan Milva Ekonomi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRESHJET NE VEND, BECI:SITUATA E QETE DHE PO MONITOROHET
Artikulli tjetërPARTNERË PËR PËRPARIM/ TURI I AMBASADËS SË MBRETËRISË SË BASHKUAR INVESTIM PËR TË RINJTË NË VERI TË SHQIPËRISË