
Ka hyrë në fuqi vendimi i sotëm i Bordit të Transparencës për çmimet e reja të tregtimit të karburanteve.
Me hyrjen në fuqi të vendimit, karburantet në vend kanë nisur të ndryshojnë çmimet në tabelat përkatëse.
Bordi i Transparencës vendosi sot çmimin e naftës në 224 lekë për litër, niveli më i lartë që prej nisjes së luftën në Lindjen e Mesme. Ndërsa për benzinën çmimi do të jetë 181 lekë për litër.
Vendimi nisi të zbatohet nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme. Çmimet u caktuan në këto kuota, pasi më parë u zbrit një shumë prej 9.5 lekësh nga aplikimi i reduktimit me 20 % të akcizës.






