Pas rritjes me 15 lekë të çmimit të naftës në 24 orët e fundit, qeveria pritet të mblidhet javën tjetër për të rikthyer Bordin e Transparencës si dhe të ulë akcizën me 20%, që aktualisht është 38.8 lekë.

Deri më sot, qeveria e kishte parë si të arsyeshme për të mos e rikthyer Bordin e Transparencës me argumentin se që nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, rritja e çmimit të naftës, ka qenë i moderuar. Gjithashtu Rama në takimin e furnizuesit e karburanteve, tha se nuk ka vend për rishikim të taksave, ndërsa sot pritet të merret vendimi për uljen e taksës së akcizës me 20%.

Deri më tani në fuqi është Task-Forca që u ndrit për kontrollin e tregut të hidrokarbureve për të shmangur abuzimin me çmimet. Kërkesa për rishikimin e taksave është bërë dhe nga Konfidustria pasi në një litër naftë rëndojnë sot 4 taksa: akciza, TVSH-ja, taksa e karbonit dhe e qarkullimit.

Bordi i Transparencës është në mekanizëm që qeveria e ka përdorur edhe gjatë krizës së luftës në Ukrainë në vitin 2022 për të vendosur çmim tavan për pikat e karburanteve që abuzuan më çmimet.

Artikulli paraprakBESIMTARËT MYSLIMANË FESTOJNË SOT FITËR BAJRAMIN, JA URIMI I RAMËS
Artikulli tjetërBERISHA URON SHQIPTARËT PËR FITËR BAJRAMIN: 30 DITË AGJËRIM, SAKRIFICA DHE LUTJE