Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit që morën rrugëtimin drejt Tiranës paraditen e së mërkurës, 27 dhjetor 2017, kanë mbërritur mbrëmë në Tiranë ku edhe kanë kaluar natën në makinat personale të disa aktivistëve të Organizatës Politike që mbështet këtë protestë.

Megjithëse marshimi i tyre nisi në këmbë nga Fieri, për shkak të lodhjes ata kanë marrë autobus për të udhëtuar por thuhet se janë ndaluar nga policia për të udhëtuar dhe janë nxjerrë nga autobusi. Organizata Politike thotë se punëtorëve u është bërë presion i vazhdueshëm nga forcat e rendit dhe Prefekti i Fierit në rrugë për t’u kthyer mbrapsht, por ata kanë rezistuar.

Sot në orën 10:00, naftëtarët e Ballshit dhe Fierit do të protestojnë përballë Ministrisë së Energjitikës.Kërkesat e tye që do shtrohen dhe në një takim zyrtar në Ministri përveçse në protestë. Tre janë kërkesat e tyre -Marrja e pagave të prapambetura – Marrja e pagës së muajit nëntor – Rifillimi i punës

Artikulli paraprakRAMA URON MIRMËNGJESIN DHE KA NJË THIRRJE PËR TË GJITHË
Artikulli tjetërFOTOT E MJERIMIT NË SHKODËR, VOLTANA NDAN USHQIME DHE KA NJË APEL PËR RAMËN