E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancu VanHorn zhvilloi një takim me ministri e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se takimi u zhvillua për të kuptuar agjendën ligjvënëse të Toni Gogut si dhe për të përcaktuar fushat ku përputhet interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, Nancy VanHorn dhe Toni Gogu diskutuan edhe për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe investimet.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu për të kuptuar agjendën e tij ligjvënëse dhe për të identifikuar fusha që përputhen me interesat e Shteteve të Bashkuara. Ata diskutuan shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, të cilat SHBA i konsideron thelbësore në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve tanë dhe për të mbajtur vendet tona të sigurta”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.

E Ngarkuara me Punë e SHBA në vendin tonë, përgjatë këtyre ditëve ka zhvilluar disa takime me ministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama 4’.

Artikulli paraprakREPUBLIKA ÇEKE VENDI I PARË NË BE QË KUFIZON HYRJEN E DIPLOMATËVE RUSË
Artikulli tjetërBE NGRE ALARMIN: MË SHUMË SE GJYSMA E UJËRAVE NË RAJON NË GJENDJE TË KEQE EKOLOGJIKE