Elseid Hysaj është fare pranë rinovimit të kontratës te Napoli.

Ai pritet që me marrëveshje e re të përfitoj 1 milion euro në sezon Përkundër interesimit nga disa prej skuadrave më prestigjioze të Evropës, Elsied Hysaj ka vendosur të qëndrojë në Napoli dhe të vazhdojë rritjen si lojtar në klubin e Serisë A. Së shpejti presidenti Aurelio De Laurentiis dhe menaxherit e 22-vjeçarit do të takohen për të rishikuar kushtet e kontratës së lojtarit. Marrëveshja aktuale e Hysajt përfundon në vitin 2020 dhe duket se aspekti i vetëm për të cilin do të diskutohet është ai financiar. Aktualisht kuqeziu përfiton 500 mijë euro neto pagë vjetore në sezon, shifër që e bën lojtarin më pak të paguar mes titullarëve të pazëvendësueshëm të Napolit. Kjo është arsyeja përse në takimin me drejtuesit e klubit, përfaqësuesi i lojtarit do të kërkojë të paktën dyfishimin e rrogës. Një milion euro në sezon për një lojtar të formacionit, që ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munchen apo edhe Arsenal e Chelsea, duket një shifër e arsyeshme. Në diskutimet për rishikimin e kushteve financiare të kontratës së Hysajt, nuk përjashtohet edhe zgjatja e marrëveshjes me Napolin deri në vitin 2021

Artikulli paraprakSHQIPËRI-MAQEDONI, JA ÇMIMET E BILETAVE
Artikulli tjetër“EURO 2016”, DE BIASI: ME VJEN TË QAJ KUR SHOH PORTUGALINË NË FINALE