Napoli i ka dhënë një “shuplakë” Frosiones dhe e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit italian në vendin e parë. Lojtarët e Sarrit, kanë kaluar Interi-n në renditje dhe janë shpallur kështu kampionët e dimrit.

Fitorja e tretë radhazi për napolitanët në kampionat është siguruar brenda 30 minutave të para të takimit, ndërsa në pjesën e dytë kanë ardhur edhe tre gola të tjerë. Albiol ka zhbllokuar takimin pas 20 minutash lojë, me Higuain që ka dyfishuar avantazhin e miqve dhjetë minuta më pas me një penallti. Në pjesën e dytë, kapiteni Hamsik ka çuar shifrat në 3-0 në minutën e 59-të, para se “El Pipita” të realizonte golin e tij të dytë personal dhe pokerin për “axurrët”. Katër minuta lojë i kanë mjaftuar Gabbiadinit (i futur në minutën e 66-të) për të realizuar golin e 5-të të Napolit. Sammarco ka shënuar golin e ngushëllimit për Frosinonen në minutën e 81-të. Në ndeshjet e tjera të javës së 19-të, Genoa ka fituar në fushën e Atalanta-s 2-0, ndërsa Chievo, gjithmonë në transfertë, ka mundur me  rezultatin 1-0 Bologna-n. Fitore jashtë fushe edhe për Empolin dhe Palermon që kanë mundur respektivisht, me rezultatin 1-0, Torinon dhe Veronën