Statusi i plotë në Facebook i kreut të demokristianëve, Nard Ndoka:

“Bie Meta! Qeveria ‘Rama-Meta’ sot u nda në dy pjesë, Meta ra vetë! Loja filloi, qeveri ekspertësh, qeveri numrash, qeveri teknike, qeveri me bazë të gjerë, apo pa qeveri fare, këto janë enigmat, që kërkojnë një zgjidhje nga 71 deputet në Kuvend. Meta kishte kohë që lëkundej, sot ai ra, nga sot kemi qeverinë ‘Rama’, pa numra për të vazhduar më tej, të lodhur, të pa orientuar, por për çudi me mbështetje nga faktori ndërkombëtar. Meta ra, por ku do bjerë, mbi Ramën, apo në ‘qetësinë’ e tij? Meta është një politikan agresiv, pragmatist dhe i furishëm në rënie. Si do reagojë Basha? Do e presë Metën, që mos të bjerë? Do ketë mocion, do ketë paqe, do ketë intrigë, apo plane të qarta dhe të pjekura mirë kohë më parë. Nëse Berisha futet në lojë, si lojtar krizash, loja merr drejtim krejt tjetër, një lojë e rëndë, por me axhendë afatgjatë dhe të sigurt. Ç’farë po bën Rama? Rama ka informacion, madje e ka me kohë, nga përgjimet apo nga shërbimet, nuk e di! A do bjerë Rama sëbashku me Metën? Ka gjasa që po, por ndoshta do ketë surpriza. Rama nuk shquhet si lojtar, nuk shquhet për besim, por ndoshta surprizon, të shohim, të presim. Situata politike është e ndërlikuar, e tillë do mbetet deri në zgjedhje, por ama ka shumë pak shpresë, se mbas zgjedhjeve do ketë paqe! Tashmë do të kemi qeverisje numrash, intrigash, jo parimore e programore, por qeveri tranzicioni!”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPROTESTA NË LONDËR, QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E KRYEMINISTRES SË RE
Artikulli tjetërSHBA, QËLLOHEN PËR VDEKJE TRE EFEKTIVË POLICIE