
Festivali i 61-të mbarëkombëtar i këngës për fëmijë zhvilloi natën e dytë në teatrin “Migjeni”. Të vegjlit sollën përmes performancave të tyre 10 këngët e natës së dytë që po ashtu u pritën me interes nga publiku shkodran.
Prezantuesi i festivalit të 61-të Akil Vorfi i cili ka eksperiencën e parë si prezantues në këtë aktivitet të rëndësishëm mbarëkombëtar thotë mbarëvajtja e festivalit po vijon me ritme pozitive.
Gjatë natës së dytë përveç këngëve konkuruesu festivali i fëmijëve u pasurua edhe nga vallet popullore të interpretuar nga të vegjlit.
Në natën e tretë që do të jetë edhe nata finale do të konkurojnë këngët më të mira ndërsa do të jenë vetë fëmijët pjesëmarrës në këtë festival që do të vendosin për këngët fituese.


