Organizata “Eko mendje” në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme të quajtur “Netët tradicionale” ,ka organizuar mes miqsh aktivitetin e rradhës që ishte “Nata e gjypnerve”.

Ky organizim, vjen si një rikujtesë për traditat tona shqiptare, ku brezat e mëparshëm e kanë aplikuar së shumti. “Nata e gjypnerve” ka tërhequr jo pak vëmendjen e të rinjve, duke i kuriozuar për të qënë të pranishëm e të mësojnë sesi të bëjnë punime të tilla. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë mësuar sesi të punojnë falë ndihmës së disa zonjave që ishin prezente posaçërisht për “Nata e gjypnerve”