Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit. Ai shkruan se Nata e Kadrit është sa një jetë dhe sonte qielli dhe toka përulen në lutjet tuaja, teksa uron nga Shkodra gëzuar.

Meta kujton edhe fjalët e Kuranit se “Zoti nuk i do arrogantët dhe mburravecët”.

“NATA E KADRIT, sa një mijë muaj, sa një jetë, prandaj ështe quajtur E BEKUAR. Sonte qielli dhe toka përulen në lutjet tuaja.

Gëzuar Natën e Paqes së Madhe nga Shkodra, djepi i kulturës, simbol i bashkëjetesës fetare, i qëndresës antikomuniste dhe i demokracisë.
Festat fetare këtë vit po i kalojmë në një situatë të jashtëzakonshme, por siç na porosit dhe Profeti Muhamed: Besimi më i mirë është durimi dhe shpirtgjerësia. Me dashuri dhe mirëkuptim do t’i kalojmë së bashku sfidat.Sic thotë Kurani: Zoti nuk i do arrogantët dhe mburravecët. GËZUAR NATËN E KADRIT!
ZOTI E BEKOFTË SHKODRËN DHE SHQIPËRINË! 🇦🇱”, shkruan Meta.

 

Artikulli paraprakMETA NGA MYFTINIA E SHKODRËS: ÇËSHTJA E TEATRIT ËSHTË E SHENJTË, KOMBËTARE
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E BLETËVE/ RAMA: BEKUAR QOFSHIN BLETËRRITËSIT! KEMI FINANCUAR 3386 PROJEKTE