
Në teatrin “Migjeni” në Shkodër është zhvilluar nata parë e festivalit “Luleborë” duke sjellw përpara publikut artdashës krijime të reja muzikore, që ruajnë dhe pasurojnë traditën e këngës , të kultivuar ndër vite në qytetin tone.
Për protagonistët dhe organizatorët emocionet ishin të shumta ndërsa u shprehën shumë të kënaqur për zhvillimin e natës së parë të këtij festivali
Festivali që do të zhvillohet në datat 28–29 tetor, pritet të sjellë shumë risi dhe surpriza për artdashësit, duke e kthyer “Luleborën” në një festë të madhe të muzikës dhe kulturës shqiptare






