NATO “fillon luftën” pranë kufirit me Rusinë

LITUANI-Plot 11 vende të NATO-s, kanë dërguar 4 mijë trupa në Lituani, kombi më i madh Baltik për të marrë pjesë në ushtrimet e “Iron Sword’, shqip, “Shpata e hekurt” . Stërvitja po mbahet pranë kufirit me Rusinë, ku trupat e NATO-s kanë filluar trajnimin më të madh ushtarak të kryer ndonjë herë në Lituani. Ushtrimet “lojërat e luftës”, janë të destinuara për të testuar aftësinë e vendeve baltike për të vendosur me shpejtësi numër të madh të trupave ushtarake në gjendje gatishmërie. Stërvitja e quajtur “Shpata e hekurt” do të vazhdojë deri më 2 dhjetor dhe do të mbahet në dy zona në Lituani. Në ushtrim po marrin pjesë Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Kanadasë, Polonisë, Rumanisë, Sllovenisë, Luksemburgut, Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë.