KALIMISHI ADMINISTRATORI I RI I VLLAZNISË.
Roberto Nava, presidenti i Kompanisë Gea Sport që mban dhe presidencën e ekipit të Vllaznisë, ka dhënë garancinë e tij për të vijuar administrimin e kuqebluve për sezonin e ri futbollistik, pavarësisht situatave të krijuara së fundmi.

Pasi ka biseduar me drejtuesit e Bashkisë si dhe pasi ka realizuar mbledhjen e Këshillit Mbiqkryës ky ka emëruar administratorin e ri, në një konferencë për media, Nava ka folur haptazi duke thënë se që nga sot do të nisë sipas tij një epokë e re. Ndërkohë që Neritan Kalamishi në rolin e administratorit ka folur me nota optimiste për të ardhmen e skuadrës. Duke u ndalur tek situata e fundit, Roberto Nava ka dekluar se nuk do ti përgjigjej asnjë pyetje në lidhje me prononcimet e Ardian Grabovës. Ndërkohë që ka deklaruar se që nga dita e martë kanë nisur nënshkrimet e kontratave të reja me lojtarët.  Përsa i përket kontratës me Bashkinë, Nava nukka dhënë detaje se në qoftëse e ka paguar garancinë prej 35 mijë eurosh, por ka thënë se vetëm  gjatë ditës së martë ka shpenzuar 38 mijë euro për Vllazninë. Tashmë pasi dhe situata duket e qetë dhe me konfirmimin e trajnerit Baldo Raineri, kuqeblutë kanë vijuar punën për startin e kampionatit që do të jetë me 23 gusht.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/rEhwZ65bC3I?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E RINISË SHKODRA, ASNJË AKTIVITET PËR TË RINJTË
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 674 RRËNJË KANABIS POLICIA E SHKODRËS BËN PUBLIKE SITUATËN E RENDIT DHE TË SIGURISË