Lezha është kthyer në një pikë takimi për krijuesit dhe studiuesit e letërsisë shqipe, në kuadër të aktiviteteve për 155-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës. Autorë nga hapësira të ndryshme shqiptare u bënë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve letrare që mbajnë emrin e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës kombëtare.Në këtë edicion konkurruan 83 vepra në tri kategori, prozë, poezi dhe përkthim. Risia e këtij viti ishte çmimi “Gjurmë Fishtjane”, i cili synon të vlerësojë krijimtarinë që përcjell dhe zhvillon trashëgiminë letrare të At Gjergj Fishtës.

Në përfundim të konkursit, çmimi “Gjurmë Fishtjane” iu dha Zef Përgegës për librin “Epika Malësore”. Rudolf Marku u vlerësua për vëllimin më të mirë poetik, ndërsa çmimi për veprën më të mirë në prozë shkoi për Flutura Açkën.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është pjesë e programit të aktiviteteve që po zhvillohen në Lezhë në nderim të At Gjergj Fishtës, duke rikthyer në vëmendje veprën dhe kontributin e tij në gjuhën, letërsinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“KUSH I SHPIKU RREGULLAT”
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR SUBVENCIONON EKIPET E MOSHAVE, STËRVITJET NË KOMPLEKSIN “ZMIJANI” PA PAGESË