Shkrimtari dhe publicisti Ilir Ikonomi është fituesi i çmimit “At Zef Pllumi” për vitin 2025. Ai u vlerësua në zhanrin e memorialistikës, me librin “Fan Noli, Rebeli”, ku juria profesioniste e përzgjodhi veprën mes 25 botimesh të fundit. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, Ilir Ikonomi u shpreh i nderuar që emri i tij lidhet me një figurë të pashlyeshme si At Zef Pllumi.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, theksoi se ky çmim është një mënyrë për të nderuar dhe mbajtur të gjallë trashëgiminë e At Zef Pllumit, ndërsa shkrimtari Rudolf Marku tha se kujtesa është koka e çdo kulture të gjallë.

Libri fitues ndalet në periudhën intensive të viteve 1920–1924, kur Fan Noli, nga një figurë fetare dhe idealiste, u shndërrua në një reformator politik që sfidoi rendin ekzistues. Me një punë kërkimore të gjatë në arkiva shqiptare, europiane dhe amerikane, Ikonomi sjell të panjohura mbi përfshirjen e Nolit në politikën e brendshme, rolin diplomatik në arenën ndërkombëtare dhe përpjekjen e tij për të ndryshuar Shqipërinë.

Artikulli paraprak“DITA E TOKËS”, AKSION PASTRIMI NË VELIPOJË
Artikulli tjetërPËR HERË TË PARË, “JAVA E NDËRKOMBËTARIZIMIT”