Është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare Adnan Muka i njohur ndryshe si “Mjeshtri i luleve”. Muka, kishte një përkushtim të rallë ndaj natyrës , ai e ktheu dashurinë për lulet në mision jete. Megjithëse në moshë të thyer ai ishte aktiv , duke u kujdesur për lulet dhe natyrën.

“Mjeshtri i luleve” dha kontribut jo vetëm në kopështin e tij mbresëlënës por edhe në mjedise publike duke u kujdesur për gjelbërimin dhe lulet.Ai ishte gjithashtu një zë i vazhdueshëm për ruatjen e traditës së kopshteve shkodrane, duke paralajmëruar për pakësimin e hapësirave të gjelbërta dhe rrezikun e humbjes së kësaj kulture .

Shkodra humbi sot një dashamirës të natyrës por gjurmaët që la pas do të mbeten gjatë në kujtesën e qytetit.

Artikulli paraprakROLI I AKTIVITETIT FIZIK NË SHËNDET
Artikulli tjetër“FSHATI I RI” I HARRUAR PREJ 30 VITESH