Kryesocialisti Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Rama shkruan se ky ishte një lajm i pabesueshëm duke lënë në zi familjen e madhe socialiste.

Rama shkruan se ditën e sotme do të ndalen aktivitete në nderim të kujtimit të tij.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan Rama.