Ndahet nga jeta Esat Bushati, kryebashkiaku Beci përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për familjen Bushati ku shkruan:

POSTIMI I PLOTË
Futbolli shkodran humbi një nga emrat e tij të respektuar, Esat Bushatin, ish-futbollistin e Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares shqiptare.
Një jetë e lidhur me futbollin dhe me fanellën kuqeblu, të cilën e veshi që prej vitit 1947.
Shkodra i ka të shtrenjtë njerëzit që kanë shkruar historinë e sportit të saj dhe Esat Bushati do të mbetet një prej tyre.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bushati, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të futbollit shkodran.
U prehsh në paqe, Esat!🙏

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTË HUAJT MBUSHËN HOTELET NË KORRIK, INSTAT: MBI 816 MIJË TURISTË U AKOMODUAN NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërPËRPLASJA PËR PAGAT E GJYQTARËVE, REAGON SHOQATA EVROPIANE E MAGJISTRATËVE: PO CENOHET SHTETI I SË DREJTËS, TË MOS ANASHKALOHET VENDIMI I KUSHTETUESES