Lumnie Kajtazi-Hyseni, ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndërruar jetë. Lajmi është njoftuar nga zyrtari i LDK-së, Ekrem Hyseni

Kajtazi-Hyseni ishte edhe nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së.

“Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni. Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror. Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Frorumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj”, ka shkruar Hyseni në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni. Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror.

Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Frorumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj. Ajo la pas vetës një trashëgimi të madhe dhe kontribut të rëndësishëm për vendin edhe në fushën e arsimit, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Kajtazi dhe Hyseni..

Artikulli paraprakSMS-JA E PARË NË BOTË (1992) DEL NË ANKAND
Artikulli tjetërARRESTOHET SHKODRANI I SHPALLUR NE KERKIM, JA KUSH ESHTE…