Ish-futbollisti i Vllaznisë Selman Cukali është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare teksa ndodhej në Amerikë prej shumë vitesh. Cukali ka luajtur disa vite me Vllazninë në një prej periudhave të arta bashkë me emra si Ramazan Rragami e Sabah Bizi.

Është fitues i kampionatit dhe kupës së Shqipërisë në vitin 1972. Selman Cukali ka qenë një prej qendërmbrojtësve të Vllaznisë. Më pas një pjesë të karrierës së tij e ka ndarë edhe me ekipe si Erzeni dhe Besëlidhja duke dhënë kontributin e tij. Klubi i futbollit Vllaznia i shpreh ngushëllimet familjes. Edhe “Star Plus” i bashkohet dhimbjes së familjes, të afërmve dhe miqve të ish-futbollistit Cukali për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Artikulli paraprakPRELA: TESTIMI I MINISTRISË KURTH POLITIK I QEVERISË
Artikulli tjetërPJESA E PARË VLLAZNIA-BYLIS 2-0, SHKODRANËT DREJT FITORES