Është ndarë nga jeta murgesha Elena Davanti e cila shërbeu për 29 vite në Shqipëri pranë motrave Stigmatine si një misionare e fesë. Në kishën e motrave Stigmatine u kremtua mesha e shenjtë e Salikimit pas ndarjes nga jeta të motër Davanti. Ipeshkëvi i Rrëshenit monsinjor Gjergj Meta kremtoi meshën e shenjtë duke thënë se motër Elena Davanti jetën e saj ia kushtoi besnikërisë ndaj Zotit.
Ipeshkëvi Meta falenderoi motër Elena Davantin e cila për 29 vite me radhë qëndroi pranë popullit shqiptar duke dhënë kontributin e saj për Kishën dhe besimtarët. Edhe kisha shqiptare ndodhet në një krizë tha ipeshkëvi Meta për shkak të mungesës së meshtarëve të rinj duke dhënë një mesazh se shembulli i motër Elena Davantit duhet të jetë një sinjal shprese për ripërtëritjen e Kishës me të rinj.
Motër Elena D’avanti u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare ndërsa shërbeu bashkësinë e Hajmelit në Vau Dejës si murgeshë Stigmatine duke mos u ndarë për 29 vite me radhë.