Gruaja më e vjetër në botë është ndarë nga jeta në moshën 126-vjeçare.
Emri i saj është Fotima Mirzokulova dhe ka lindur më 13 mars të 1893 në Taxhikistan, në kohën kur në Rusi qeverisja ishte në duart e Carit.

Ajo ka lënë pas tetë fëmijë dhe më shumë se 200 nipër, mbesa dhe stërnipër.

Sipas Daily Mail, mediat lokale shkruajnë se shkruajnë se ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar në kooperativë, duke mbledhur pambuk, madje ajo ka punuar edhe pasi ka dalë në pension, sepse njihej si një njeri e cila e dashuronte punën.
Gruaja më e vjetër në botë përpara Fotimas ishte Jeanne Louider Calmat nga Franca, e cila vdiq në moshën 122-vjeçare në gusht të vitit 1997.

Gruaja më e vjetër e gjallë sot, e verifikuar nga “Guinness World Records”, është 117-vjeçarja Kane Tanaka nga Japonia.

Artikulli paraprakISH-MËSUESI HAKMERRET PËR VRASJEN E DJALIT
Artikulli tjetërGRUAJA RREH FËMIJËT E NXJERR BURRIN NGA SHTËPIA,ARRESTOHEN 7 PERSONA PËR VJEDHJE DHE DHUNË