Nderron jete murgesha e cila u takua me Papa Françeskun gjate vizites se tij ne Shqiperi, e vetmja misionare e mbijetuar e regjimit komunist. Maria Kaleta nderroi jete ne moshen 92 vjecare.

Motër Marie Kaleta, Ka lindur me 10 nëntor 1929 në Nënshat të Shkodrës, nga prindërit Engjëll e Shuke Kaleta. Më pas bashkë me familjen time është transferuar në fshatin Pistull po të rrethit Shkodër. Jam mbesa e Dom Ndoc Sumës, meshtari dioqezan që gjendet sot në listën e martirëve shqiptarë. Që në vogli, pra dikund rreth moshës 3 vjeç kishte dëshirën për uratë dhe lutje të cilat ia ushqente axha.  Ndërsa vetë rritesha, bashkë me mua rritej edhe dashuria për Jezusin. Isha veç 10 vjeç kur u nisa dhe hyra në kuvendin e motrave në Nënshat të Zadrimës, pasi që kishte biseduar axha shumë kohë më parë me nënën provinciale në Shkodër, në atë kohë Konsilia Mushani.  Pas një viti, më 11 dhjetor të vitit 1940 më kanë shoqëruar tek kuvendi i Stigmatineve në Shkodër. Aty kam jetuar 7 vjet, deri në momentin që na nxorën prej kuvendit në vitin 1946.

Motër Maria u nda nga jeta në moshën 92 vjecare. Ajo pati një jetë me plot sakrifica, dhe herë herë me sfida që ia kanë lodhur shpirtin, por nuk u dorëzua kurrë. Me jetën e saj kushtuar Zotit ajo dha një kontribut mjaft të çmuar në historinë e Kishës Katolike. Ashtu në fshehtësi nuk iu ndau kurrë lutjes dhe nuk reshti së rrezikuari duke zhvilluar apostullim fshehurazi, duke dhënë edhe pagëzimin. Kujtojmë se shumë breza u pagëzuan prej duarve të saj, përfshi këtu edhe ipeshkvin aktual të Dioqezës së Sapës, imzot Simon Kullin si dhe famullitarin e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, dom Marjan Lumçin, të dy bij të Pistullit.  Gjatë gjithë jetës së saj motër Maria ishte e respektuar dhe e dashur nga të gjith. E njihnin të gjithë bashkëvendasit e saj, por më e njohur ajo u bë gjatë vizitës së Atit të Shenjtë Papa Françesku në Shqipëri, në vitin 2014. Me iniciativën e ish ipeshkvit të Sapës, imzot Lucjan Avgustinit asaj iu kërkua që të dëshmonte mbi jetën e saj paraAtit të Shenjtë. Ishte pikërisht kjo grua që me këtë dëshmi rrënqethëse bëri të përlotej edhe Papa Françeskun. Me gjithë modestinë e saj, por figura e kësaj murgeshe u lartësua shumë që nga ky moment.  Kujtojmë se në maj të vitit 2017, në ditën e Zojës Nunciatë, me kërkesën e Kuries Dioqezane të Sapës, Ati i Shenjtë Françesku u denjua t’i japë Motër Maria Kaletës  P.F.SS. (stigmatine),dekoraten e “Kryqit të Lartë për Kishën e Papën” (Pro Ecclesia et Pontefice) të themeluar kryesisht për ata që janë dalluar për “Përkushtimin, Zellin, Shërbimin” dhe angazhimin e tyre, duke i dhënë njëkohësisht të drejtën për ta mbajtur në publik këtë Dekoratë.

Artikulli paraprakMURIQAN, NGA SOT MASA TË REJA PËR TË HYRË NË MAL TË ZI
Artikulli tjetërHISTORIA, NJERËZ QË NUK MUND TË FESTOJNË