Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë pedagogia e universitetit të Shkodrës Albana Kullolli (Kastrati).
Permes një postimi në rrjetet sociale të universitetit “Luigj Gurakuqi” ështw njoftuar lajmi I hidhur .

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të pedagoges dhe koleges sonë të dashur, Albana Kullolli (Kastrati).
Albana u diplomua në vitin 2004 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në degën Financë-Kontabilitet. Po atë vit nisi rrugëtimin e saj si pedagoge në të njëjtin fakultet, duke dhënë një kontribut të çmuar në formimin profesional dhe njerëzor të shumë studentëve.
Në vitin 2008 përfundoi studimet master në “Kontabilitet” pranë Universitetit të Tiranës, ndërsa në vitin 2017 mbrojti me sukses gradën shkencore “Doktor i Shkencave”.
Gjatë gjithë karrierës së saj, Albana u dallua për profesionalizmin, përkushtimin ndaj studentëve, pjesëmarrjen aktive në trajnime dhe konferenca shkencore, si dhe publikimin e artikujve të shumtë në fushën e kontabilitetit. Ajo ishte anëtare aktive dhe kryetare për degën e Shkodrës në Shoqatën e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë.
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” humbi jo vetëm një pedagoge të përkushtuar, por edhe një kolege dhe mike të çmuar, një njeri me vlera të rralla.
Do të na mungojë energjia e saj pozitive dhe profesionalizmi në auditore.
Do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe respekt, të gjithë ne – kolegë, studentë dhe staf.
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“DAILY EXPRESS” ARTIKULL PËR TURIZMIN NË SHQIPËRI
Artikulli tjetër“PAZARI I HUMBUR I SHKODRËS:RINGJALLJA E NJË KUJTESE”