Ish-kryetari i Bashkisë në Koplik Perlat Ramçaj është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare.

Në ngushëllimet për familjarët e tij mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili vlerësoi figurën e Perlat Ramçaj dhe se nga ai ruan kujtime të bukura duke e quajtur edhe një mik të afërt. Perlat Ramçaj ka drejtuar bashkinë e Koplikut në vitet 1992-1996 dhe më pas është rikthyer si kryebashkiak në vitet 2003-2007. Nga viti 1997 deri në vitin 2003 ka mbajtur postin e drejtorit të ujrave në Malësinë e Madhe. në vitin 2013 është emëruar drejtor i spitalit në Koplik post që e mbajti deri në ditën që u nda nga jeta. Perlat Ramçaj gjithashtu ka qenë një prej eksponentëve kryesor të Partisë socialiste në Malësinë e Madhe dhe një prej themeluesve të kësaj force politike atje.

/ Star Plus TV / 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSULMET E BELGJIKËS DHE KONGRESI I PS-së NË “TONIGHT-STAR PLUS”
Artikulli tjetërEURO 2016, JA PAGAT E TRAJNERËVE TË SKUADRAVE PJESËMARRËSE