Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare, piktori i mirënjohur shqiptar, Pjerin Sheldija. I njohur si “Mikelanxheloja i Shkodrës”, ai ishte autor i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Angli. Pas përfundimit të studimeve, Sheldija punoi si mësues në shumë shkolla të qytetit, duke nxjerrë një brez piktorësh që sot vazhdojnë të ecin denjësisht në rrugën e Shëldisë.

Çdo punim Sheldija i ka dhuruar duke mos pranuar t’i shesë për para. Pikturat e tij, janë kaq të rralla sa 3 prej tyre, ndodhen sot në Vatikan.

Ai është edhe autori i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Itali dhe në Angli.

Pikturat e tij, janë kaq të rralla sa 3 prej tyre, ndodhen sot në Vatikan dhe për kontributin e dhënë, Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë, “ Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”. Piktura e tij nuk e fsheh karakterin kombëtar. Me krenari, nëpërmjet artit Sheldija tregon se Shqipëria nuk ka përse të mbesë pas vendeve të tjera as në lëmin e pikturës. Veçanti e punës së tij është ngjitja e elementëve kombëtarë personazheve biblikë. Me famë në Shkodër është “Zoja e Shkodres” veshur me kostum kombëtar, pikturë e realizuar nga profesor Pjerini.

Artikulli paraprak“PAK ART N’PEDONALE”, EKSPOZITA E VEÇANTË NË SHKODËR
Artikulli tjetërCOVID-19/ 446 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT