Willy Kamsi, ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan, ka ndërruar jetë sot në mëngjes, në moshën 90-vjeçare.

Kamsi, i lindur në Bari të Italisë, ishte me origjinë nga Shkodra, qytet ku mbylli sytë për herë të fundit. Ai u shqua në arsim, diplomaci, etnografi dhe bibliografi. Ai u kthye në Shqipëri në vitin 1943, kur u vendos në Tiranë, por pas luftës familja e tij u dëbua nga kryeqyteti dhe u transferua në Shkodër.  

Më 1993, Kamsi u emëruar ambasador i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, një detyrë që e kreu deri më 1996. Shkodrës sot i mungon fryma e një intelektuali të vërtetë, i një diplomati të shquar, një djepi që vetëm Shkodra din ta përkundë. Willy Kamsi edhe pse u rrit në mërgim, jetoi për Shqipërinë, çdo gjë e tij ishte strehë prej nga ku pushonin si të ngjashmit e tij, nga ku rrokej Shqipëria e së ardhmes.

Vetëm pak muaj më parë, u festua 25 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Vatikanit, Willy Kamsi është i pari kalorës që më përvujtërinë e tij të dijshme, strukturoi modelin dhe përfaqësoi më së mirë kulturën dhe Shqipërinë martire. Ngushëllime të sinqerta për familjen Kamsin, për motrën e tij, ngushëllime Shkodrës dhe Kishës në Shqipëri, pasi humbje të tilla, janë humbje për Kombin. U prehsh në paqe, Shpirti yt i bukur gëzoftë pafundësinë.

Artikulli paraprakKAPEN ME 30 KG KANABIS NË BANESË, BABË E BIR NË PRANGA
Artikulli tjetërPOLICIA E SHKODRËS ARRESTON DY SHTETAS