
Djali i aktores së madhe tinka kurti është ndarë nga jeta.Lajmin e hidhur e ka dhënë shkrimtarja Flutura Açka e cila nëpërmjet një statusi në facebook i ka shprehur ngushëllimin e saj aktores së madhe shqiptare për ndarjen nga jeta të Zef Kurtit.
“Tinkën, ç’e paska gjetë! Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. “Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë,” thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin.Sa tepër duke fjalët. I paqes, Zef Kurti!”, shkruan Acka. Zef Kurti jetonte prej vitesh në Kanada, bashkë me familjen e tij. Sipas mediave tinka Kurti e ka marrë lajmin e hidhur të dielën, dhe pritet të udhëtojë për ta përcjellë për në banesën e fundit.
Vdekja e Zef Kurtit,femijes se vetem te aktores se madhe konfirmohet dhe nga artiste te teatrit “Migjeni”ne Shkoder.Zef Kurti ka mbaruar Institutin e Larte te Arteve per aktrim dhe per disa kohe ka punuar ne si aktor ne teatrin “Migjeni” ne Shkoder,deri ne fillim te viteve 90-te ku u largua nga Shqiperia.






