Një ndeshje mjaft e rëndësishme është ajo e së dielës që Vllaznia do të presë në Shkodër Luftëtarin.

Atmosfera në skuadrën kuqeblu është mjaft optimiste ku pas fitores së arritur të mërkuën ndaj Lushnjes tashmë synohet të merret një tjetër fitore. Në një deklaratë për shtyp ishte Erald Çinari I cili në lidhje me ndeshjen e së dielës u shpreh.

Në ndeshjen ndaj Lushnjes u shpërdoruar shumë raste shënimi pavarësisht se në këtë takim u arrit fitorja por Çinari shprehet se mbi të gjitha rëndësi ka marrja e 3 pikëve.

Çinari shpreson se në ndeshjen ndaj Luftëtarit të arrihet fitorja e njëkohësisht fton edhe tifozët që të jenë present në stadium në mbështetje të skuadrës pasi ata janë mjaft të rëndësishëm për Vllazninë.

Vllaznia do të presë Luftëtarin e Gjirokastrës e cila është një nga rivalet kryesore për momentin e skuadrës shkodrane. Ndërkohë ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të dielën në orën 14:00.