Të dielën skaudra kuqeblu udhëton drejtë Durrësit për në takimin e rradhës ndaj Teutës. Kjo ndeshje llogaritet jo e thjeshtë për shkodranët por ama traineri Ernest Gjoka shprehet se janë përgatitur për të sjellë edhe pikët e envojshme në skuadër.

Sipas Gjokës po punohet shumë për ndryshimin e mentalitetit të skuadrës por kjo është diçka që kërkon kohën e saj. Për Vllazninë skuadra e Teutës nuk është një ekip i thjeshtë pasi trainer i kuqebluve shprehet se po mos të tregohen te kujdesshëm durrsakët mund të shënojnë. Në ndeshjen ndaj Teutës do të mungojë vetëm mesfushori Ardit krymi ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës do të jetë në dispozicion.

Traineri Gjoka ndër të tjera shprehet se po punohet përsa i përket repartit të sulmit. Për trainerin Ernest Gjoka në ndeshjen ndaj Teutës nuk ka alternativë tjetër përveç fitores.

Artikulli paraprakLAGJJA “SKËNDERBEG” NË MËSHIRË TË FATIT
Artikulli tjetërSËMUNDJET QË PO RRITEN NDJESHËM NË SHQIPËRI