Operacioni Colomba që ndodhet në qytetin e Shkodrës ka vijuar me aktivitetet sensibilizuese për t’i thënë ndal fenomenit të gjakmarrjes.

Si përherë janë vendosur në pedonalen “Kolë Idromeno” duke shkëmbyer mesazhe paqeje përmes kartolinave. Bandini shprehet se këto lloj aktivitetesh sensibilizuese për qytetarët kanë bërë efektin e duhur duke i ndërgjegjësuar më shumë ata për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes apo edhe duke i bërë më të dashur me njëri-tjetrin. Operacioni Colmba dhe komuniteti Papa Giovanni çdo muaj në qytetin e Shkodrës zgjedhin në lajtmotiv apo një mesazh sensibilizues gjithnjë lidhur me luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes që në zonat e veriut vazhdon të jetë një problematic e pazgjidhur që shpesh herë merr jetë të pafajshme njerëzish.