
Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e mishit paralajmërojnë se prej muajit nëntor në tregun vendas pritet që çmimet e mishit të freskët të viçit, të pulës dhe nënprodukteve rriten nga 12 deri në 40%.
Prej 3 shtatorit 2026, Shqipëria nuk lejon më importin e mishit të gjedhit dhe mishit të shpendëve nga Brazili, si pasojë e ndryshimeve në rregullat europiane për importin e produkteve me origjinë shtazore.
Disa nga përpunuesit kryesorë të mishit të kontaktuar nga Monitor pohuan se efektet e ndalimit të importit ende nuk kanë nisur të reflektohen në çmimet e pakicës për konsumatorin, pasi kompanitë vazhdojnë të përdorin furnizimet e siguruara përmes kontratave të lidhura përpara datës 3 Shtator.
Por rezervat në magazina sipas përpunuesve mund të zgjasin deri në 2 muaj, gjatë periudhës shtator-tetor. Për këtë arsye, ndryshimi i kostove pritet të nisë të reflektohet më dukshëm në treg nga muaji nëntor, ndërsa piku i rritjes së çmimeve pritet gjatë muajit dhjetor.
Por sipas tyre aktualisht çmimet e mishit të viçit dhe të pulës për import në Europë janë nga 12 deri 40% më të shtrenjta sesa Brazili. Çmime më të shtrenjta sesa Brazili importuesit pa hasin edhe për alternativa të tjera furnizuese, si në Paraguaj, Argjentinë dhe Uruguaj.
Për rrjedhojë sipas importuesve rritja e çmimeve do të jetë e pashmangshme.
Filetoja e pulës mund të shkojë në 450 lekë/kg me shumicë
Mishi i viçit mund të shtrenjtohet me 300-400 lekë/kg
Aktualisht, çmimi i mishit të freskët të viçit në tregun e pakicës luhatet rreth 1,300-1,350 lekë për kilogram. Me furnizimet e reja, përpunuesit presin që çmimi të rritet me rreth 300-400 lekë për kilogram, duke e çuar mishin e viçit në nivele prej rreth 1,600-1,700 lekësh për kilogram./Monitor


