Janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë lidhur me trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike nga Durrësi në drejtim të Ankonas

 Të ndaluarit janë efektivët e Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila. Policia e Shtetit ekzekutoi sot (6 dhjetor 2017) urdhër ndalimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Nga hetimi i Prokuroisë për Krime të Rënda është evidentuar se,për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali. Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishidhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.” thuhet në njoftimin e prokurorisë. Ne kerkim dhe nenkomisari i Fierit

Ndërkohë dje u mesua se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-ndalimi ndaj nënkomisarit të Policisë së Fierit, Festim Lelaj, nën akuzën e organizatorit të trafikut të kësaj ngarkese droge. Ai bashkë me 7 persona të tjerë akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Lënda narkotike u sekuestrua në Ankona, ndërsa ishte nisur nga porti i Durrësit në janar të këtij viti. Kamioni me lëndë narkotike drejtohej nga shtetasi Dhimo Koraj, i arrestuar nga autoritetet italiane. Kohë më parë, janë arrestuar shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, ndërsa është caktuar masa e sigurisë arrest me burg edhe për shtetasin Aurel Lazaj. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar shtetasit Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa. Të gjithë këta shtetas akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Artikulli paraprakZGJIDHET KRYETARI I RI I UNIONIT STUDENTOR
Artikulli tjetërKAPEN 3 PERSONA ME 65 KG KANABIS, SHISNIN DROGË NË SAUK DHE BËRZHITË