Kapen në veri të vendit një grup klandestinësh sirianë. Nga shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare e Migracionit të Muriqanit ,në vendin e quajtur Shtuf në afërsi të kufirit me Malin e Zi  u kapën 14  shtetas sirianë ( 7 meshkuj e 7 femra, ndër ta 5 të mitur).

Policia thotë se nga intervistimi i tyre i bërë në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve në DPV Shkodër, rezultoi se këta shtetas kanë qenë emigrantë në Greqi dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kufirit të Gjelber në Kapshticë-Korçë. Destinacioni i tyre ka qenë Gjermania, ku pasi të mbërrinin në destinacion do u paguanin  nga 1150 euro dy shtetasve që nuk ua dinin gjeneralitetet. Nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasëve që kishin marrë përsipër kundrejt pagesës shtetasit sirianë për ti dërguar në Gjermani.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZYRTARE, POGBA TEK MANCESTER UNITED
Artikulli tjetërPOLITIKA SHQIPTARE SHQETËSOHET PËR PËRMBYTJET NË MAQEDONI, MESAZHI I LULZIM BASHËS