Dy djemte e Azem Hajdarit kanë rrahur një person. Lajmi u bë i ditur nga policia e cila theksoi se vëllezërit tashmë janë të lirë me kërkesë të prokurorit. Kiri Hajdari, 32 vjeç, dhe Azem Hajdari, 19 vjeç, banues në Tiranë, u kapen ne Muriqan. Ata ishin ne kerkim pasi akuzohen se kane rrahur nje person, identifikuar si Mikel Margjeka, por pasi jane ndaluar dhe materialet iu referuar prokurorise, jane lene te lire.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal.

Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Behet me dije se ne momentin e ndalimit te djemve te Azem Hajdarit. Ato kane qene duke udhetuar ne drejtim te Malit te zi, nepermjet pikes se kalimit kufitar te Muriqanit ne Qarkun e Shkodres kur ne sistemin Tims, dy shtetasit Kiri Hajdari, 32 vjeç, dhe Azem Hajdari, 19 vjeç kane rezultuar si shtetas te shpallur ne kerkim.

Ne keto momente njesia e kontrollit prane Pikes se Kalimit Kufitar ne Muriqan ka marre kontakt, me Komisariatin nr.1 ne Tirane dhe ne bashkerendim edhe me prokurorine kane lene ne gjykim ne gjendje te lire keto dy shtetas. Kiri Hajdari, 32 vjeç, dhe Azem Hajdari, 19 vjeç, po udhetonin me automjetin e tyre dhe se bashku me nenen, Fatmira Hajdari, drejt Malit te zi.

Artikulli paraprakTERMETE TË NJËPASNJËSHME NË MALIN E ZI
Artikulli tjetërEMIGRANTËT LARGOHEN PAS FESTAVE, FLUKS NË PORTIN E DURRËSIT