Policia e Tiranës ka ndaluar sot profesoreshën dhe studiuesen e njohur amerikane Lory Amy. Sikundër mësohet,

Amy është ndaluar nga policia pasi i ka kërkuar llogari punonjësve të policisë sepse po arrestojnë protestues, të cilët kërkojnë prej ditës së djeshme lirimin e qytetarëve kuksiane të arrestuar pas protestës së të shtunës në Rrugën e Kombit.

Profesoresha amerikane fillimisht i ka kërkuar punonjësve të policisë që të moslejojnë kalimin e automjeteve në një kohë kur qytetarët protestonin para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe më pas ka kërkuar arsyet sepse policia po shoqëronte qytetarët që po protestonin paqësisht.

Zyrtarisht policia nuk konfirmon urdhër-ndalimi apo arrestimi për profesoreshën amerikane, por njëherazi ajo nuk lejohet të dalë nga komisariati.

Atëherë zonja ka dalë në rrugë dhe ka menduar të kryejë një detyrë qytetare, duke u thënë shoferëve ta shmangin zonën, sepse është e bllokuar.

Profesoresha Amy është shoqëruar në Komisariatin nr 3 të policisë nga të paktën 4 oficerë policie, ndërsa është pyetur për gjeneralitetet dhe arsyet sepse ishte në protestë.

Sikurse ka bërë vetë me dije, në komisariat I kanë thënë që ajo nuk është e arrestuar, por njëkohësisht nuk mund të largohet.

Profesoresha Amy, ndodhet në Tiranë për studimin e saj lidhur me krimet e komunizmit.

Artikulli paraprakSHKODER,NDALOHET NJE SHTETAS I SHPALLUR NE KERKIM PER PLAGOSJE
Artikulli tjetërI GJENDET KALLASH NË BANESË, ARRESTOHET