Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit e humoristit shkodran, Mjeshtrit të Madh Paulin Preka.

Meta thotë se Shkodra humbi një personalitet i cili i dha popullit shqiptar disa rreze gëzimi mes izolimit në erresirë për dekada gjatë regjimit komunist.

Për Metën, ikja e Prekës lë boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm në artin shqiptar.

STATUSI NGA ILIR META

Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Paulin Preka lë pas një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar.

Shkodra humbi një personalitet, që simbolizonte humorin e saj brilant dhe shpotitës, ndërsa teatri dhe kinematografia një aktor me dimensione të mëdha, që me karakteret dhe rolet e dashura që luajti, i dha rreze gëzimi një populli të izoluar në errësirë për dekada.

I skalitur në memorien e publikut shqiptar, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar dhe gjithmonë i respektuar!

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve!

Të prehet në paqen e merituar!