13-vjeçari Fabian Shpati, lojtar i ekipit “Djelmnia Shkodrane U13”, ndërroi jetë këtë të hënë, pas një aksidenti me motor. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes.

Postimi:
Një lajm tragjik ai i ndarjes nga jeta të Fabian Shpatit, djaloshit 13-vjeçar që ëndërronte që një ditë të bëhej futbollist dhe stërvitej dhe luante çdo ditë në akademinë “Djelmnia shkodrane”.

Ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident dhe dua, që në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit, t’i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së djaloshit, akademisë “Djelmnia shkodrane”, të afërmve dhe miqve me të cilën ai ndante të njëjtën ëndërr.
Prehu në paqe Fabian!

Artikulli paraprakRAMA PËR TURIZMIN MALOR: SHQIPËRIA DO JETË AUSTRIA DHE ZVICRA E BALLKANIT
Artikulli tjetërNIS SOT VOTIMI NGA DIASPORA, REAGON RAMA: NE E MBAJTËM FJALËN! TANI U TAKON JU TA PËRDORNI VOTËN TUAJ