epa05834843 Local Albanians hold a poster of the President of Albania Bujar Nishani during his visit to the village of Trnovac, Serbia, 07 March 2017. His visit is the first of an Albanian President to Serbia in 69 years. Albania's first president to visit Serbia was late dictator Enver Hoxha in 1948. President Bujar Nishani is visiting the Presevo Valley on the occasion of marking the 130th anniversary of the first Albanian School and Teachers Day. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Bujar Nishani është pasqyruar edhe në mediat e huaja.

Media italiane shkruan: Ish-presidenti i Shqipërisë është ndarë nga jeta sot në moshën 55-vjeçare.

“Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani ku ishte shtruar mbi një muaj më parë, pas komplikimeve në mushkëri pas Covid. Ish-kreu i shtetit ka qenë deputet në dy legjislatura, deputet i Partisë Demokratike. Gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë dhe më pas të Brendshëm”, shkruan Ansa.it.

Ish-presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë sot në një spital në Gjermani.

Ai vuante nga një pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Ish-presidenti ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare. Nishani ishte president për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në këtë post u zgjodh në 24 korrik të 2012-ës deri në 24 korrik të 2017-ës.

Artikulli paraprakVOA: SHBA BISEDIME ME UKRAINËN PËR DËRGIMIN E SISTEMEVE MË TË FUQISHME TË LËSHIMIT TË RAKETAVE
Artikulli tjetërORGANIZIM I DOBËT, UEFA SHTYN PËR HERË TË 3-TË FINALEN E CHAMPIONS LEAGUE