Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të dirigjentit të njohur, Kujtim Aliaj.

Ruçi theksoi se Aliaj është emblema e festivaleve kombëtare të fëmijëve.

“Dirigjenti virtuoz, mjeshtri Kujtim Aliaj, për tre dekada ka drejtuar Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë. Gëzimi dhe emocionet e këngëve të fëmijëve dhe melodia e zërave të tyre na janë përcjellë dhe i kemi dëgjuar e përjetuar nëpërmjet talentit dhe virtuozitetit të mjeshtrit Kujtim Aliaj. Ky artist i madh u bë emblema e festivalit të fëmijëve dhe e këngëve fëminore. Prej festivaleve të drejtuara prej tij u zbuluan dhjetra talente të cilët kontribuan në këngën, muzikën dhe artin shqiptar. Shkodra dhe Shqipëria do t’i jenë përjetësisht mirënjohës këtij artisti e mjeshtri të madh.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Artikulli paraprakNDARJA NGA JETA E DIRIGJENTIT KUJTIM ALIAJ, META: VIRTUOZ DHE EDUKATOR I PALODHUR I GJENERATAVE TË ARTIT KOMBËTAR
Artikulli tjetërSI PARAQITET SITUATA NË SPITALET E KOSOVËS, 55 PACIENTË ME KORONAVIRUS NË GJENDJE TË RËNDË