Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka dedikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit shkodran, Kujtim Aliaj.

Meta shkruan në “Fecbook”, se Aliaj ishte simboli i festivaleve të këngës për fëmijë, virtuoz dhe një edukator energjik e i palodhur.

Ndër të tjera kreu i shtetit i shpreh ngushëllimet familjes së artistit.

Postimi i Ilir Metës:

I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit të mirënjohur shkodran, Mjeshtrit të Madh Kujtim Alija, simbolit të Festivaleve të Këngës për Fëmijë.

Personalitet i shquar i muzikës shqiptare, dirigjent virtuoz, edukator energjik dhe mësues i palodhur i shumë gjeneratave me vlerat e artit dhe kulturës kombëtare, zbulues i talenteve të rralla që do shkëlqenin në skenat vendase dhe botërore, shembull i intelektualit dhe qytetar model të Shkodrës, humbja e tij le pas shumë dhembje.

Ngushëllime familjes, komunitetit të dashur shkodran, artistëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë.

Të prehet në paqen e merituar!