Deartamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta.

Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit.

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment të vështirë.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA 1 MINUTË HESHTJE NË NDER TË FATOS NANOS! QEVERIA SHPALL DITË ZIE KOMBËTARE TË DIELËN
Artikulli tjetërNDARJA NGA JETA E FATOS NANOS, ALBIN KURTI: U KUJTOFTË MES KRYEMINISTRAVE TË SHQIPËRISË PËR ROLIN E TIJ HISTORIK