Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në një postim në rrjetet sociale , kreu i shtetit ka vlerësuar figurën e Kryepeshkopit ndërsa ka ngushëlluar besimtarët për humbjen.

Shqipëria humbi sot Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Gjatë udhëheqjes së tij, Fortlumturia e tij ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e saj dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë të kaluar. Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën.

Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Kishën dhe për gjithë besimtarët, që humbën atin dhe kryebariun e tyre, një udhëheqës të dashur dhe të nderuar. Trashëgimia e Fortlumturisë së tij do të mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e atyre që e nderuan dhe e donin.

Lutemi që Zoti t’i dhurojë prehjen në tendat e të drejtëve dhe qoftë kujtimi i tij i përjetshëm!”, shkruan Begaj.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË NË MOSHËN 95-VJEÇARE KRYEPESHKOPI ANASTAS JANULLATOS
Artikulli tjetërMOS HEZITONI TË SHPREHNI NDJENJAT TUAJA…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT