Pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të legjendës së futbollist shkodranë Paulin Ndoja ka reaguar kreu i bashkisë së Shkodrës Benet Beci. Beci shprehet se ky është një lajm i trishtë për Shkodrën dhe për të gjithë botën e sportit.
POSTIMI I PLOTË
Një lajm i trishtë për Shkodrën dhe për gjithë botën e sportit!
Ka ndërruar jetë, në moshën 79-vjeçare, legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja.
Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ndoja, miqve, si dhe të gjithë atyre që, ndër vite, e kanë lartësuar figurën e tij si ikonë të portës kuqeblu.
Kontributi i tij i jashtëzakonshëm do të mbetet përgjithmonë i shkruar me germa të arta në historinë e Shkodrës dhe të Vllaznisë.
Lamtumirë, Mjeshtër!🙏
Artikulli paraprakE TRISHTË / NDAHET NGA JETA PAULIN NDOJA
Artikulli tjetërVUÇIÇ SFIDON BE, PARAPRINË TAKIMIN NË MOSKË