Papa Françesku u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Nga Vatikani kanë bërë me dije tashmë arsyen e vdekjes së Françeskut dhe ajo ka qenë një goditje në tru (ishemi) dhe nga mos funksionim i zemrës.

Sipas Vatikanit, Ati ra në koma ditën e sotme në mëngjes herët.

Shëndeti i tij ishte përkeqësuar kohët e fundit, pas betejës me pneumoninë e rëndë që e mbajti mbi 1 muaj në spital. Kjo u pa edhe në daljen e tij të fundit përpara besimtarëve, ku edhe pse fizikisht u bë pjesë e ceremonisë për Pashkën ai kishte të pamundur të fliste gjatë.

Artikulli paraprakBERISHA THIRRJE EMIGRANTËVE: MOS FOTOGRAFONI VOTËN!
Artikulli tjetërPOLICIA GODET PARAKALIMET E RREZIKSHME, RRETH 2 MIJË SHKELJE TË KAPURA ME DRON NË 10 DITË NË RRUGËT E VENDIT TONË