W3Schools

NDARJA NGA JETA E PAULIN PREKËS, BASHA MESAZH NGUSHËLLIMI: ME HUMORIN E TIJ I DHA NGJYRA ZYMTËSISË SË JETËS SË SHQIPTARËVE NË VITET E REGJIMIT KOMUNIST

181

Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit Paulin Preka.

Me një postim në Twitter, Basha shkruan se ai do të mbetet gjithmonë pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare i cili me humorin e tij ai i dha ngjyra zymtësisë së jetës së shqiptarëve në vitet e regjimit komunist.

Postimi i plotë

Sot arti dhe artdashësit shqiptarë janë në zi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Paulin Preka. Pinjolli i humorit shkodran do të mbetet pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.Me humorin e tij ai i dha ngjyra zymtësisë së jetës së shqiptarëve në vitet e regjimit komunist.
U prehtë në paqe!