Vllaznia ka marrë një lajm të mirë në pragndeshjen me Vikingur. Dy futbollistët ganezë të saj, Alfred Mensah dhe Charles Bismark i kanë marrë më në fund vizat dhe të martën do të udhëtojnë bashkë me ekipin për në Islandë, aty ku mbrëmjen e së enjtes do të luajnë ndeshjen e kthimit të turit të dytë të “Uefa Europa Conference League” ndaj skuadrës vendase. Në fakt, prania e tyre në këtë ndeshje u vu seriozisht në rrezik sepse drejtuesit e Vllaznisë po hasnin pengesa të shumta për sigurimin e vizave të tyre, por gjithçka u zgjidh me ndërhyrjen e Taulant Ballës. Ky i fundit është angazhuar maksimalisht ditët e fundit për zgjidhjen e këtij problemi dhe ia ka dalë. Duhet thënë se Balla është shumë aktiv pranë futbollit shqiptar kohët e fundit dhe këtë e demonstron edhe me postimet e herëpashershme për futbollistët dhe ekipet tona dhe së fundmi ka mundësuar edhe vizat për dy futbollistët e Vllaznisë, ç’ka është një bonus jo i vogël për skuadrën shkodrane në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm. E rëndësishme është që Charles dhe Mensah do të jenë në dispozicion të trajnerit Martini për ndeshjen e së enjtes, ku Vllaznia do të synojë arritjen e saj më të madhe në arenën ndërkombëtare, kualifikimin për herë të parë në turin e tretë të Kupave të Europës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENTI NE RRUGEN E KOMBIT. 1 I PLAGOSUR
Artikulli tjetërKONISPOL/ NDIZET NJË VATËR E RE ZJARRI NË FSHATIN JANJAR, PRANË KUFIRIT ME GREQINË