Lezhë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje.

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe mbante në banesë, 1 pistoletë zhurmuese, arrestohet 49-vjeçari.

Sekuestrohet pistoleta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit. Në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, u kap dhe u arrestua në flagrancë i dyshuari për rastin, shtetasi M. N., 49 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një armë pistoletë zhurmuese, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBERISHA TREGON DATËN E PROTESTËS: DITËN E HËNË, DO TË NISË ‘PARLAMENTI’ PARA KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetërAUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT (AKU) NË SHKODËR KA BLLOKUAR SËRISH NJË SASI TË KONSIDERUESHME MISRI TË IMPORTUAR NGA SERBIA